Jul Deda i përgjigjet Gentit: As vetë s'e di pse nuk më flet më!

11/07/2018 - 11:07

Aktori i humorit Julian Deda i është përgjigjur në emisionin Rreze Dielli në Report Tv, deklaratës së Gentian Zenelaj të bërë vetëm pak ditë më parë në emisionin "Thumb". Për sa i përket debatit mes tyre dhe faktit që nuk flasin, Juli shprehet se as ai vetë nuk e di arsyen pse Gentian Zenelaj nuk i flet më. Deda gjithashtu u shpreh se vetë Genti e ka për detyrim që për shkak të miqësisë së tyre ndër vite, ta takojë dhe tia thotë arsyen e vërtetë.

Unë se kam dëgjuar intervistën, vetëm më kanë thënë të tjerët. Për sa i përket Albano Bogdos, kjo është  e vetmja e vërtetë. Për të tjerat, si mendoni ju se  ndodh kjo që kur ikën dikush të jepet urdhër që të mos i flitet më? Ai e di shumë mirë që kjo është një shaka e brendshme që ne e kemi nisur në Portokallli. As ai vetë nuk e di pse i ka ngelur hatri, dhe normal që as unë se di. Ai e di që kur ka ikur nga 2xl, ka vazhduar krejt normal historia. Nuk ka ekzistuar ky urdhri “O me ne , o me ata”. Për atë nuk ka rëndësi a i flet Albani apo Visjani, ai e ka me mua. Erdhi një moment kur Genti nuk foli. Nga njerëzit që e kam dashur fort, Genti e ka për detyrim që të vijë dhe të ma thotë. Është e vërtetë që me Albanin ka ekzistuar kjo gjë, për t'u ndërfutur në SHBLSH. Dhe ky grup nuk bëhet më. Kjo treshe është e paparë, sado të lodhen, nuk ka shanse të rikthehen SHBLSH.

I pyetur nëse mund të rikthehet sërish grupi "The SHBLSH", aktori përgjigjet se për publikun dhe profesionin mund të ndodhë gjithçka.

Kurrë mos thuaj kurrë. Unë jam i hapur për çfarëdolloj rikthimi, por duhen sheshuar ca gjëra. Unë bëj çdo gjë për profesionin tim dhe për atë që pëlqen publiku. Mund edhe të ndodhë që të kthehet formati dhe të dalë skarco, dhe unë se dua këtë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

I dashuri i Jennifer Lopez, dikur ishte një fans i zjarrtë i saj dhe këtë e ka dëshmuar teksa ka publikuar autografin e parë nga këngëtar

Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë çift shumë i komentuar në shtyp.

Dy vite më parë, këngëtari i dashur për publikun shqiptar Ergi Dini humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.

Delinda Zhupa është një nga aktoret më të dashura të humorit dhe pëlqehet shumë nga publiku shqiptar.  Ajo është e njohur për personazhet

Ditën e sotme më 14 tetor, blogerja e njohur Armina Mevlani dhe djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni po lidhen në fejesë.

Këngëtarja Jonida Maliqi mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në spektaklin “Shiko Kush Luan”, të Luana Vjollcës.

Emina Çunmulaj është ndër personazhet më pa komplekse të showbizit.

Ajo është ndër këngëtaret e pakta shqiptare që nuk ka aspak komplekse dhe tregon të vërtetën ashtu sic është.

Edhe pse sot është ndër modelet më të famshme shqiptare nëpër botë, Emina Çunmulaj nuk e ka aspak problem të flasë për vitet që ka jetuar

Para disa ditësh në media qarkullonte një lajm ku thuhej se menaxheri i njohur i VIP-ave, kryesisht i Ledri Vulës, ishte sulmuar keq dhe