Çifti i ri, Hailey Baldwin dhe Justin Bieber e kanë lënë përkohësisht në pritje ceremoninë e dasmës dhe atë fetare.

Një burim i afërt i Bieber tha se çifti është në pritje të kohës së përkryer për ta bërë këtë. Ndërsa shtoi se ata shpresojnë që sa më shpejt të bëhet ceremonia, aq më mirë do jetë.

Sipas "People", këngëtari dëshironte ta bënte martesën e dytë në janar, megjithatë, do të zgjedhin për një datë të mëvonshme.

"Ata po mundohen të rregullojnë oraret e të gjithë miqve dhe familjarëve të tyre për t'u siguruar që do rrethohen nga njerëzit që duan. Nuk e kanë me nxitim. Tashmë janë të martuar ligjërisht, por duan të bëjnë një festë të madhe me të dashurit e tyre",-tha burimi.

Justin i propozoi Hailey në korrik të vitit të kaluar gjatë një udhëtimi romantik në Bahamas. Këngëtari befason bashkëshorten e tij modele duke i dhënë një unazë 500.000 dollarë dhe u celebruan në një ceremoni sekrete në një gjykatë të qytetit të New York në shtator.