Këngëtari i famshëm Justin Timbelake ka njoftuar fansat se ka shtyrë turnetë e tij për shkak të problemeve shëndetësore.

Justin shkruan në Instagram se nuk do të jetë para fansave deri në vitin e ardhshëm prej ftohjes së akordeve të vokalit.

37-vjeçari bën me dije se një gjë të tillë ia kanë këshilluar mjekët.

"Hej, jam i sigurt që ju keni dëgjuar se kam shtyrë disa turne. Akordet nuk janë në rregull, prandaj mjekët më kanë këshilluar që të pushoj dhe mos të merrem me aktivitete. Më vjen shumë keq, dua të kthehem në skenë dhe po bëj gjithçka që mundem për t’u kthyer shpejt. Faleminderit për mirëkuptimin", shkruan Timberlake.