Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha iu është përgjigjur thashethemeve se ka kryer ndërhyrje kirurgjikale duke i quajtur komentet qesharake.

"Mendoj se thashethemet janë qesharake. Asnjëherë nuk kam bërë ndërhyrje në të pasmet apo në hundë", -tha 29-vjeçarja teksa tregon se është e frikësuar "të shkojnë nën thikë".

Këngëtarja zbuloi se nëse do bënte një ndërhyrje kirurgjikale ndonjëherë atëherë do e bënte për të rregulluar hundën e saj.

"Në të vërtetë, kockën e hundës e kam të devijuar por kam frikë ta rregulloj. Kam frikë të shkoj nën thikë. Ndoshta mund të ma bëjnë hundën më keq. Por nëse do kisha bërë ndërhyrje do e pranoja,"-tha Bebe.