"Kam sakrifikuar shumë...", Merita Halili rrëfen të pathënat e jetës së saj

16/07/2019 - 18:08

Merita Halili është një ndër këngëtaret më të preferuara dhe të njohura të muzikës popullore, e cila ka depërtuar në të gjitha skajet e Shqipërisë.

Ajo jeton prej më shumë se 20 vite në Amerikë së bashku me familjen e saj, por kjo gjë nuk e ka ndaluar aspak që të jetë e pranishme në gëzimet e shqiptarëve duke kënduar me zërin e saj të mrekullueshëm.

Ditën e sotme, ajo ishte e ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, ku tregoi sakrificat e një nëne me 3 fëmijë të vegjël në një vend të madh e të largët si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke folur për vajzat e saj këngëtarja nuk kishte si t'i mbante lotët.

“Unë kam sakrifikuar shumë si nënë. Jam marrë shumë me vajzat, sepse Raifi në fillimet e para bënte 3 punë, sepse unë i kisha të vogla vajzat dhe nuk kisha dëshirë t'i çoja nëpër çerdhe, kopshte, e thashë se është më mirë t'i rris vetë. Kur kisha aktivitetet i kam lënë me gra shumë të mira, që ishin nga Shqipëria. Ka patur edhe momente, që i kam marrë me vete. U kam vendosur pambuk tek veshët për shkak të zhurmave. Këto kanë qenë sakrificat e para të miat dhe nuk ka qenë e lehtë, i kam rritur me edukatë. Sa herë, që flas për to emocionohem.”- është shprehur këngëtarja për vajzat e saj në studion e “Report Tv”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-bashkëshortja e reperit Stresi, Keisi mesa duket e ka të vështirë që të kalojë lehtë ndarjen.

Tërmeti i fuqishëm që tronditi dje vendin ka lënë deri tani 68 persona të plagosur dhe dhjetëra banesa dhe biznese të dëmtuara, por revol

Moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me bashkëshortin e saj Aleksin, me të cilin ka ed

Ditën e sotme ka qarkulluar në media lajmi se moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund martesës 3-vjeçare me ba

Prej kohësh këngëtarja Rezarta Shkurta i mungon muzikës pasi i është dedikuar plotësisht biznesit të saj.

Këngëtari i njohur nga Kosova, Genc Prelvukaj ka marrë nënshtetësi shqiptare.

Është aktorja italiane më e vlerësuar dhe e njohur në botë.

Një ditë më parë, në media qarkulloi lajmi se televizioni “InTV” do të mbyllet për shkak të tërheqjes së drejtuesit të ri, çka ka bërë që