Kanye ka befasuar bashkëshorten e tij me deklaratën e tij.

Gjatë një vizite tek Presidenti i Ugandës, Kanye West dhe Kim Kardashian kanë mbetur në një situatë të sikletshme.

Ndersa ata ishin duke folur, presidenti Yoweri Museveni i ka pyetur se sa fëmijë kanë. Kanye është përgjigjur menjehere: “Kemi tre, po une dua të kem shtatë fëmijë”.

Bashkëshortja e reperit, e cila do të mbushë 38 vjeç këtë të diele, ka mbetur e shokuar nga ky lajm.

Kim menjëherë ka reaguar, duke thënë: “Unë nuk do të doja shtatë!”

Çifti ka tre fëmijë, North, Saint dhe vajza e vogël, e cila ka ardhur në jetë nga nëna surrogate, Chicago.