Blogeri i njohur durrsak Olti Curri do të jetë i ftuar në programin ‘3shat’ në Vizion Plus.

Mes pyetjeve interesante për marrëdhënien e tij me Noizy-n pas sherrit online që pati me reperin, Olti Curri iu përgjigj edhe një kurioziteti të Bora Zemanit.

Kjo e fundit i bëri një pyetje mjaft të sikletshme që jo çdo kush do të kishte dhënë përgjigjen e Oltit:

“Ke përdorur ndonjëherë drogë”?, e pyeti moderatorja.

“Po, kam përdorur!”, u përgjigj sinqerisht Olti Curri pa asnjë hezitim për të zbukuruar përgjigjen e tij.

Nuk e dimë nëse i druhej makinës së të vërtetës, për të dhënë këtë përgjigje, gjithsesi kurioziteti ynë është të dimë për raportin e tij me Noizy-n pas sherrit të bujshëm.