Lëvizjet e personazheve të ekranit nëpër televizione kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit në mediat online.

Këtë herë është lakuar velina e emisionit “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella. Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Proçesi Sportiv” në Top Channel dhe duket se kaq ka mjaftuar që të nisin komente për një kalim të saj në TCH. 

Megjithatë bukuroshja ka qenë në këtë ekran vetëm pasi ishte e ftuar në këtë emision.