Ndonëse "Kënga Magjike" mbaroi dhe u shpall fituesja e vendit të parë, hatërmbetjetet e këngëtarëve vazhdojnë ende përsa i përket mënyrës së votimit, mënyrë e  cila penalizoi këngëtarë të njohur për të qënë pjesë e finales.

Një ndër to është Rovena Stefa, të cilës ende nuk i ka dalë inati me kolegët e saj dhe në një postim në Instagram ka vendosur t'i përmendë me emra ata që e votuan me 0 pikë.

POSTIMI I PLOTË

Elhaida, Endri&Stefi, Samanta, Fifi, Stresi, Mentori e shume te tjere qe nuk mbaroj deri neser duke i permendur, kane Votuar me 0 Pike Kengen time, por dhe shume te tjera brenda Kengeve Fituese ne menyre qe keta vete te dilnin ne krye, duke shtypur te tjeret. Vetem 70 pike mungonin qe une te isha ne finale dhe jane pikerisht piket qe mungojne nga keta me siper. Ju i pate votat e mia per 5 vendet e para qe mbreme u shpallen ne krye. Po te njejtet keta e vleresuan Rovin me 0, te njejten Rovene, qe u nominua ne finalen e mbremshme nga vete Stafi i Kenges Magjike me cmimin e interpretimit. Flm te gjitheve qe paten kaq frike nga une, e keni treguar veten te dobet dhe aspak artiste siç pretendoni qe jeni! Ne fund te fundit Populli e Di. Pune te mbare ne Pazare te tjera! P.S. Ngjyra Blu tregon qe votimi eshte 0.