Ata janë ndër çiftet e preferuar të Hollywood dhe postimet e tyre me njëri tjetrin janë të shumta në rrjetet sociale. Ndërsa Zayn Malik festoi ditëlindjen e tij të 25-të, Gigi postoi një video urimi për të.

Në video ish ylli i One Direction paraqitet me një këmishë të zbërthyer dhe ku bien dukshëm në sy tatuazhet e shumta që ai ka. Por këtë herë në gjoksin e tij kishte një tatuazh të ri, që ra menjëherë në sy të fansave.

Tatuazhi që këngëtari mban ngjan shumë me sytë e të dashurës së tij, Gigi-t.