Këngëtari grek Notis Sfakianakis ka reaguar me një postim në rrjetet sociale pas performancës së tij të djeshme në “Pallatin e Kongreseve” në Tiranë. 

Sfakianakis falenderon të gjithë ata që ndoqën koncertin e tij, i cili sipas këngëtari grek ishte përgjigja më e mirë për këdo që ishte kundër ardhjes së tij në Tiranë.

"Kjo ishte përgjigja më e mirë që iu dha të gjithëve, i gjithë "Pallati i Kongreseve" ishte mbushur plot dhe këndonin të gjithë këngët, të gjitha biletat ishin prenotuar. Doja t’ju falënderoja të gjithëve, edhe pse nën presion, ishit në koncert dhe kënduat me mua. Dhe do të doja të bëja një sugjerim. Njerëzit nuk dëgjojnë këdo që flet nëpër media. Faleminderit shumë! Shpresoj që herët tjetër të jetë akoma më mirë. Faleminderit nga zemra."

Ardhja e këngëtarit grek Notis Sfakinakis në Tiranë shkaktoi zhurmë të madhe mediatike, madje u tha edhe se koncerti i tij do ishte i dështuar.

Artistë të ndryshëm shqiptarë bënë thirrje që të bojkotohej koncerti i tij por nuk ndodhi aspak kështu, pasi salla ishe e mbushur plot.