Këngëtari Aaron Lewis është larguar nga skena pas një konfrontimi me fansat. Ai po performonte vetëm në "Pharr Events Center" në Teksas mbrëmjen e së shtunës kur audienca filloi të bënte zhurmë.

Ata i kërkonin këngëtarit që të këndonte një këngë spanjisht, por kjo gjë u refuzua nga Lewis, i cili tha se fliste vetëm gjuhën amerikane.

"Më vjen keq, nuk di të flas spanjisht, jam amerikan,"- tha Aaron, por turma filloi të bërtiste duke treguar mos aprovimin e tyre. Kur audienca nuk po pushonte, pavarësisht kërkesave të këngëtarit, ai u largua nga skena duke i uruar atyre një natë të mirë.