Këngëtari shqiptar Albatrit Muqiqi është bërë përsëri baba. Sot kanë ardhur në jetë binjakët Elia dhe Erald.

Lajmi është bërë i ditur nga këngëtari në një postim në Instagram, ku ka publikuar një foto të dy foshnjeve të porsalindura në krahët e bashkëshortes së tij Egzona.

"Sot është dita më e lumtur në botë për mua, na gëzoi Zoti me një djalë dhe vajzë, falenderimi i takon vetëm Allahu. Paçi shëndetin e gjithë botës zemrat e mija Elia dhe Erald,"-shkruan ai.

Çifti janë prindër edhe të një vajza, Amelia.