Një incident ka ndodhur në emisioni "Edicioni veror" në ABC News, gjatë intervistës së gazetares me këngëtarin shqiptar Seven Saraçi.

Në momentin që gazetarja i është afruar për t’i bërë disa pyetje, Seven i revoltuar ka kërcënuar kameramanin se do t’i thyente kamerën nëse nuk e fikte. "Do ta thyej kamerën? Do ta thyej?", dhe ngrihet në këmbë.

Lidhur me këtë incident gazetarja është shprehur se prej 2 orësh po e prisnin reperin dhe se prej tij nuk kishin marrë asnjë mesazh anulimi për intervistën.

"Duke qenë se Seven konsiderohet si këngëtar i momentit që gjeneron shumë klikime në Youtube menduam ta intervistonim nga afër. Pas 2 orësh në pritje të tij dhe pas asnjë mesazhi anullimi paraprak ndodh edhe ky incident", u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Seven ka reaguar përmes disa postimeve në InstaStory, ku shkruan se kamera nuk kishte leje për t’u futur në një zonë private ndërsa tregon se e kishte të pamundur të bënte intervistë pasi ishte me grip, gjë të cilën ia kishte thënë edhe gazetares, siç duket nga fotoja e bisedës së tyre në Whats app.