Dy persona humbën jetën, ndërsa 120 të tjerë u plagosën gjatë tërmetit që ra mbrëmjen e djeshme në ishullin Kos, në Greqi.

Në ishull gjatë tërmetit ndodhej edhe këngëtarja e njohur shqiptare Eli Fara. Fatmirësisht ajo ka shpëtuar pa u lënduar nga lëkundjet e forta të tokës.

“Shpëtuam nga tërmetii…”,-ka shkruar ajo përbri një fotoje që ka postuar në Instagram, ku na bën me dije se është mirë dhe nuk ka pësuar lëndime.