Këngëtarja e njohur ka hapur zemrën duke folur për një nga romancat e së kaluarës e cila e ka lënduar jo pak atë.

Ish-yli i muzikës pop, Christina Aguilera, teksa tregonte për kuptimin e këngës "Infatuation", të realizuar në vitin 2002, ka prekur edhe një tjetër ngjarje në jetën e saj, të panjohur deri tani për publikun.

Ajo është shprehur se teksti asaj këngë është dedikim për një të dashur latin që ajo ka pasur, për të cilin ka mësuar se është gay.

“M'u thye zemra, kur zbulova se ai nuk pëlqente vajzat”,- është shprehur Christina. Këngëtarja teksa mban të fshehur emrin e personit, ka shtuar më tutje se shpreson që ai ta marrë vesh që ajo ka folur për të.