Karriera e saj muzikore ka nisur para 2 dekadash. Në 15 vitet e fundit, Gjyste Vulaj nuk ka humbur asnjë sezon veror pa koncerte. Për këtë arsye, veshjet e saj ishin të ndryshme në çdo performancë dhe garderoba pasurohej çdo ditë e më shumë.

Këngëtarja e muzikës pop dhe moderne zbuloi  për “Why Not” në TV Ora se një pjesë të rrobave ua dhuron kolegeve.

Roza Lati: Ke ndonjë njeri që ia jep rrobat?

Gjyste Vulaj: I fali shumë. Ia jap kolegëve. Garderobën e sezonit ia jap kolegëve. Mi japin, disa ia fali. Kam këpucë edhe nga ato që nuk janë firmato. Mund të jenë mbi 500 që më kanë mbetur se shumicën i fali. Në familjen time nuk ka as motër, as teze që ka numrin 39-40 kështu që më mbesin aty.