Këngëtarja shqiptare e hitit ‘Fuego’, Eleni Foureira, edhe pse nuk fitoi vendin e parë në ‘Eurovizion’ vitin e kaluar, tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut. Karriera e saj muzikore po vazhdon dhe mesa duket, është në rritje.

Së fundmi, të gjithë fansat e saj janë surprizuar nga lajmi se këngëtarja do të sjellë së shpejti një bashkëpunim me reperin e njohur, Snoop Dogg. Kënga titullohet ‘Sirens’ dhe do të jetë një ripunim i këngës së njohur ‘Sweet Dreams (Are Made of This)’.

‘Label-i’ i Elenit e ka lajmëruar ardhjen e këngës duke publikuar një pjesë të shkurtër të saj në ‘Instagram’.