Ajo është një prej këngëtareve më të famshme e më të suksesshme shqiptare por kur vjen puna te çështjet e jetës sentimentale, ajo është treguar thuajse hermetike.

Bëhet fjalë për Anxhela Peristerin, e cila duket se nuk ka ndërmend të fshihet më. Peristeri së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” dhe në videon promovuese të spektaklit të postuar nga Ermal Mamaqi, ajo shprehet: “Jam e dashuruar. Po e bëj publike për herë të parë në ‘Xing me Ermalin’.”

Kështu, më në fund këngëtarja ka vendosur të flasë rreth kësaj çështjeje, megjithatë ende nuk dihet asgjë mbi identitetin e partnerit të saj. Nëse e ka rrëfyer gjatë spektaklit, mbetet për t’u zbuluar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”.