Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka publikuar projektin e ri muzikor "Velvet Rope" që do jetë pjesë e albumit të saj "Phoenix" më 23 nëntor.

Kjo këngë i dedikohet dashurisë, jeta e një mashkulli shihet nga sytë e ish-partneres, e cila vë re se ai po vazhdon jetën e tij pa i dhënë rëndësi të kaluarës.

"Velvet Rope" është publikuar vetëm me audio dhe tekst. Kënga është shkruajtur nga vetë Rita, pa ndihmën e një kompozitori apo tekstshkruesi.

Këngëtarja shqiptare ka thënë se kënga është personale dhe e rëndësishme për të. Nuk dihet për cilin partner e ka shkruajtur Rita këtë projekt, por pritet që të jetë suksesi i rradhës për të.