Këngëtarja Adelina Tahiri është duke shijuar momente mjaft të veçanta të mëmësisë. Rreth një muaj e gjysmë më parë, ajo solli në jetë djalin e saj që e quajti Jon.

Adelina është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto e video të ndryshme të birit, por gjithnjë e kujdesshme që të mos i tregojë fytyrën.

Së fundmi, profili "Vipat Shqiptarë" në Instagram ka zbuluar për herë të parë portretin e vogëlushit. Por edhe te në fotografinë e publikuar nga kjo faqe, djali shfaqet me sytë e mbuluar me një emoji në formë syzesh.