Aktorja e serialit mjaft të ndjekur në Shqipëri "Sulltani i madhërishëm", Meryem Uzerli, teksa po kalon disa ditë pushimi në Kroaci, ka ndarë me ndjekësit e rrjeteve sociale, rrënjët e origjinës së saj.

Nëse keni menduar se “Hyrremi” është me origjinë turke, gaboheni! Në një postim në Instagram, Meryem ka zbuluar se ka origjinë kroate.

"E dinit që stërgjyshja ime është nga Kroacia?", shkruan aktorja.