Aktorja e famshme turke, Merve Bolugur, raportohet se është kërcënuar me publikimin e fotove dhe videove të saj private.

Bolugur, e njohur për rolet e Zejnep në serialin “Kuzey Guney” dhe Nurbanu Sultan në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, ka marrë një mesazh kërcënues në telefonin e saj.

Kemi fotot dhe videot e tua. Paratë, ose more fund” është kërcënuar aktorja, të cilës i është bërë e qartë se nëse nuk paguan, fotot e saj do të shpërndaheshin në rrjetet sociale.

Sipas “Hurriyet” 31-vjeçarja ka nxituar për në polici, ku ka denoncuar shantazhuesin. Nga hetimet paraprake, rezulton se numri nga i cili ishte bërë kërcënimi, ishte i regjistruar jashtë vendit.

Prokuroria e Stambollit ka nisur një hetim tërësor për zbulimin e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë.