10 muaj pas skandalit të Tristan Thompson, Khloe Kardashian ka vendosur të ndahet nga partneri i saj, me të cilin ka një vajzë 10-muajshe të quajtur True.

“RadarOnline.com” raporton se Khloe Kardashian aktualisht ka shkëputur çdo kontakt me Tristan dhe jeton vetëm me vajzën.

Disa burime shprehen se prioriteti i vetëm i bukuroshes për momentin është e bija.

Një provë e vogël që dëshmon se dyshja është ndarë, është postimi i djeshëm i Khloe në rrjetin social Instagram, ku shkruante: “Ndonjëherë Zoti thyen zemrën tënde për të të shpëtuar shpirtin.”

Rikujtojmë se Tristan u filmua duke u puthur me dy femra në prill të 2018-ës, pak ditë para se Khloe të lindte vajzën e saj.

Pavarësisht se Kardashian e fali atë fillimisht, si duket nuk arritën të shpëtonin lidhjen e tyre dhe shkak për këtë thuhet se është videoja e tradhtisë që bëri xhiron e botës.