Kim Kardashian West ka fituar 2.7 milionë dollarë dëmshpërblim pas akuzve që i bëri një kompanie mode amerikane.

Kim e çoi në gjyq firmën "Missguided USA", pasi përdornin emrin e saj për të shitur rrobat. Kështu, ylli i "KUWTK" ia doli të fitonte gjyqin dhe shtoi në llogarinë e saj plot 2.7 milionë dollarë.

Kim njihet si një prej femrave më me influencë në botë, e cila vishet nga stilistët më të mëdhenj, përfshirë bashkëshortin e saj Kanye West.