Çifti shumë i përfolur i showbizit Kim Kardashian dhe Kanye West janë prindër të fëmijëve North, 5 vjeçe, Saint, 3 vjeç, dhe Chicago, 11 muajshe.

Dhe në media ka kohë që përflitet se çifti po pret të bëhen prindër për herë të katërt dhe në një intervistë dhënë së fundmi nga Kim K në "Watch What Happens Live With Andy Cohen" ajo iu dha fund këtyre thashethemeve.

"Po jemi", tha Kim kur u pyet për fëmijën, ndërsa shtoi: "Do lindë së shpejti".

Cohen më pas e pyeti nëse e dinte gjininë e fëmijës, që raportohet se është djalë.

"Po është djalë", tha Kim.

"U deha në festën e Krishtlindjeve dhe ua thashë disa njerëzve, por nuk e mbaj mend se kujt ia kam thënë", u shpreh ylli Kardashian.