Nuk është ndonjë gjë e re por Kim Kardashian ka shkaktuar sërish ''trazira'' në Instagram pas publikimit të fotos më të fundit ku shfaqet nudo.

Edhe pse ndodhet me pushime në Afrikën e Jugut, ajo vazhdon promovimin e produkteve të reja të linjës së saj kozmetike në rrjetet sociale, në një mënyrë që i lë të gjithë pa frymë!

Ylli i reality show-t ka publikuar në profilin e saj në Instagrm një foto ku shfaqet e shtrirë mbi çarçafët blu prej mëndafshi, pa asnjë rrobë në trup.

Kim ka mbuluar pjesën e bikinit me një pjesë të vogël nga çarçafi, ndërsa mbi gjoks ka vendosur gishtërinjtë.