Bota e kinematografisë në zi! Ka qenë familja e aktorit të njohur Verne Troyer, që ka dhënë lajmin e hidhur të ndarjes së tij nga jeta në moshën 49-vjeçare, përmes një deklarate.

"Me trishtim të madh dhe zemër të rënduar shkruajmë se Verne sot ka vdekur. Verne ishte një individ jashtëzakonisht i kujdesshëm. Ai donte që t’i bënte të gjithë të buzëqeshnin, të lumtur, dhe qeshnin. Secilin që kishte nevojë ai do ta ndihmonte në çdo masë që ishte e mundur. Verne shpresonte se do të bënte ndryshime pozitive me platformën që kishte dhe punonte për ta përhapur atë mesazh çdo ditë", thuhet në deklaratë.

Troyer kishte vuajtur nga problemet me alkoolin për shumë vite dhe kishte qenë në rehabilitim disa herë, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

49-vjeçari njihet për rolin e tij si Mini-Me, në serinë e filmave komedi “Austin Powers”. Në këtë film ai luante përkrah Mike Meyers. Troyer kishte lindur me një çrregullim gjenetik të njohur si “achondroplasia dwarfism”, duke e lënë atë vetëm 81 centimetra i gjatë.