Ku ka “humbur” Madonna shqiptare? (FOTO)

Postuar: 21/04/2017 - 12:42

Muzika e saj ka qenë ndër më të preferuarat e fundvitit ’90 e fillimet e viteve 2000, madje Madonna Shqiptare numëron disa albume të hedhura në treg. Por, prej vitesh tashmë këngëtarja është “zhdukur” nga skena shqiptare dhe ka qëndruar tërësisht në heshtje. Por ku është sot ajo dhe si ka ndryshuar jeta e saj?

Ndonëse në Shqipëri askush nuk ka dëgjuar më për të, këngëtarja vazhdon karrierën e saj jashtë kufijve shqiptarë. Elda Shabani, e njohur nga të gjithë si Madonna Shqiptare jeton në Zvicër, ku është martuar me një zviceran që nuk ka aspak lidhje me muzikën. Nënë e dy fëmijëve, një djali adoleshent që po përgatitet për studimet për arkitekturë dhe një vajze të mitur, këngëtarja është aktive edhe në club-et dhe diskotekat e vendit, ndërsa hera-herës udhëton drejt Francës për të kënduar, shkruan "Panorama.al".

Megjithatë, Madonna Shqiptare nuk ka ndryshuar vetëm jetë. Pamja e saj e re nuk ka thuajse asgjë të përbashkët me atë të më shumë se një dekade më parë, kur u shfaq për herë të parë në një skenë shqiptare. Tashmë brune Madonna iu është nënshtruar edhe disa ndërhyrjeve kirurgjike, të cilat i ka pranuar disa vite më parë, gjatë një interviste në “Zonë e Lirë”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gazetarja Ilva Tare feston ditën e sotme ditëlindjen dhe i gëzohet shumë urimeve që ka marrë.

Kur shikon personazhin tënd të preferuar shqiptar në televizion apo revista, është paska e vështirë të besosh se ato kanë qenë njerëz, që

Aktori grek Antinoos Albanis ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të karrierës së tij, ku e quajtën shqiptar.

   Me siguri nuk i ka shpetuar syrit tuaj aktori italian, Gabriel Garko.

   Intervista me kryeministrin Rama dhe ajo me ish-kryeministrin Berisha, për moderatorin Ermal Mamaqi janë dy nga më të realizuarat në “

Olsi Bylyku është një nga aktorët më të rinj të humorit dhe ka rrëmbyer zemrat e gjithë publikut shqiptar me rolin e 'Kimikatit' në Porto

Vite më parë Bleona Qereti, paralajmëroi se do të publikonte një libër që tregonte për jetën e saj.

Deklarata e blogeres Armina Mevlani në “Kuthin e Piter Panit” se vjehrrit të saj, ish-kryeministrit Sali Berisha meriton t’ia lash këmbët

   Ai është një nga aktorët shqiptarë më të dashur për publikun.

   Këngëtarja e mirënjohur Elsa Lila është një prej talenteve më të njohura të Shqipërisë.