Rudina Dembacaj ishte këtë herë si e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”, në Tv Klan ndryshe nga një vit më parë ku ka qenë pjesë e emisionit. Nëse në edicionin e kaluar ishte ajo që i “thumbonte” të ftuarit me pyetjet e saj, këtë herë iu desh të përballej me pyetjet pikante të fëmijëve. E pyetur për linjat e saj elegante, ajo rrëfeu se ka humbur 30 kilogram, por i është dashur shumë punë dhe vullnet. “Me vullnet dhe punë kam humbur 30 kilogram”.

Ajo na rrëfeu se në edicionin e kaluar “Në Kurthin e Piter Pan” ka marrë shumë këshilla nga regjisorja Vera Grabocka dhe i ka zbatuar me përpikëri.

“Vera mua më ka dhënë shumë këshilla, një nga më të vlefshmet ishte që të lija cigaren dhe unë e lashë. Përveç vullnetit tim, unë shkova te provat e “Dance With Me”. Shkova, më pa Vera dhe më bëri për një lekë, pastaj më tha, shumë i bukur ai rripi që ke vënë në mes, po hollo belin dhe unë atë bëra. Një herë tjetër më tha, ku shkon ti me atë fytyrë? Hape portretin, ku shkon me ato flokë dhe unë vajta në shpi dhe mora briskun e burrit dhe rruajta flokët”, tregoi duke qeshur Dembacaj.