Këngëtarja Greta Koçi është vënë në "shenjestër" nga fansat e saj pas fejesës së të motrës, Eni Koçit me partnerin e saj Genc Prelvukaj. E ftuar  në emisionin "E Diell" në Top Channel, këngëtarja ka pranuar se merr shumë komente në fotot e saj të tipit: "Shumë e bukur je, por gjej ndonjë burrë"!

"Rregullat në familjet shqiptare kështu janë. Martohet njëherë e madhja pastaj e vogla", u ngacmua këngëtarja gjatë intervistës ndërsa ajo ia ka kthyer me një përgjigje diplomatike.

“Ashtu e janë, po këto punë nuk paskan rradhë. Të gjitha këto kanë kohë dhe është proçes që do ndodhë në jetën e njeriut. E rëndësishme është të arsimohesh, të kulturohesh, të kesh një karrierë të suksesshme, të jesh e zonja e vetes dhe burrin ta zgjedhësh në atë standart”.

Këngëtarja ka zubluar se ka një marrëdhënie shumë të afërt me Enin dhe Gencin, të cilin e quan si vëlla dhe se Enin ai e mban në pëllëmbë të dorës.