Gazetaret Iva Tiço dhe Enxhi Lula, si dhe blogeri Olti Curri të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan folën për performancën e Elvana Gjatës në Prishtinë, pas një mungese disa mujore.

Pas 4 muajsh shkëputje nga skena dhe rrjetet sociale, këngëtarja Elvana Gjata ka zgjedhur që të rikthehet tek publiku pikërisht në festën e Pavarësisë së Kosovës. Ajo performoi në sheshin e Prishtinës në ceremoninë e 11-vjetorit.

“Në daljen e saj për Pavarësinë e Kosovës ajo realisht shkëlqeu. I kishte munguar publikut”, tha Lula.

“Elvana ka qenë e shoqëruar nga prindërit e saj në këtë koncert, pas kësaj periudhe të pakënaqshme që ka kaluar”, tha Curri.

“Elvana nuk është nga ata njerëz që ka folur për jetën private, nuk ka bërë kurrë shoë me të dhe goditja që mori ishte e rëndë. Ishte pak e vënë me shpatulla pas muri, por ia doli të dilte, duke thënë dhe duke mos thënë asgjë”, tha Tiço.