Kylie Jenner: Jeta ime s’është ashtu siç duket në rrjetet sociale

16/07/2019 - 21:37

Kylie Jenner është njëra prej femrave më të pëlqyera në gjithë botën dhe falë pamjes së saj tërheq vëmendjen gjithmonë. Bukuroshja nuk ngurron që jetën luksoze të prezantojë në rrjetet sociale, ndërsa këtë herë ka folur për veten e saj. Ajo së fundmi ka publikuar një foto në Instagram, ku thotë se jeta e saj nuk është perfekte siç duket në internet.

“Jam krenare me veten, zemrën time dhe fuqinë time. Të rritesh me miliona sy që të shohin nuk është normale. Kam humbur shokë e shoqe gjatë rrugës dhe veten disa herë. Tatuazhi im i parë ishte ‘sanity’ për t’i kujtuar vetes çdo ditë për ta mbajtur (mendjen të shëndoshë)”.

Kam vuajtur nga ankthi gjatë gjithë jetës sime si e rritur dhe pasi lindi foshnja u përballa me ulje-ngritje. Ndihesha sikur duhet ta rigjeja sërish veten. Mbajta shumë për vete, por thjesht dua ta ndaj me ju dhe t’ju them se jam njeri.

Jeta ime nuk është perfekte dhe ajo që shihni këtu në mediat sociale është vetëm sipërfaqja. Tregohu i butë me veten, ec para dhe harro. Të gjithë jemi të aftë për gjëra të mëdha, meritojmë dashuri, dhe na lejohet të shprehim vetveten. Bëj më shumë gjëra që të bëjnë të lumtur dhe mos kërko falje”, ka shkruar Jenner në postimin në Instagram.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy aktorët e njohur turq Halit Ergenç dhe Berguzar Korel kanë konfirmuar lajmin që qarkullon në media se janë në pritje të fëmijës së tyr

Meghan Markle është e pakapshme. Pasi ka mbyllur kapitullin e pushimeve ajo i kthehet punës së saj.

Pavarësisht se jetojnë në Amerikë, reperi Gashi ka treguar shpesh herë se prindërit e tij i duan traditat.

Pasi hoqi dorë nga modelingu, Angla Martini do të sjellë shumë shpejt librin me sekrete nga jeta e saj, për të cilin ka dhënë një intervi

Britney Spears ka kaluar një periudhë të vështirë kohët e fundit dhe duket se kjo ka ndikuar edhe në perceptimin e saj për jetën.

Pas 11 ditë nga shpallja e ndarjes, aktori Liam Hemsworth ka nisur procedurat e divorcit nga këngëtarja Miley Cyrus.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është imazhi i ri i firmës "Yves Saint Laurent".

Modelja shqiptare Adrola Dushi prej disa vitesh është zhvendosur në Amerikë për të zhvilluar karrierën e saj në tokën e ëndrrave.

Këngëtari Flori Mumajesi është shfaqur për herë të parë në publik pas lajmeve për gjendjen e tij të rrënuar ekonomike.

Pas 6 vitesh lidhje çifti i njohur i showbiz, aktorët Katie Holmes dhe Jamie Foxx nuk janë më bashkë.