Kylie Jenner realizoi një seancë pyetje-përgjigje me fansat e saj në Instagram dhe kryesisht, iu përgjigj pyetjeve në lidhje me Stormi-n, shtatzëninë dhe familjen.

“Do të bësh më shumë fëmijë?” pyeti një fans dhe ajo u përgjigj me “Mezi po pres të bëj më shumë fëmijë, por s’jam gati ende.” Një tjetër pyeti “Cila ishte pjesa jote e preferuar e shtatzënisë?” dhe Kylie tha, “Asgjë s’është më e veçantë se bebi që rritet dhe lëviz.” Dhe një tjetërkush shkruajti, “Çfarë emrash more në konsideratë përveç Stormi?” Rose dhe mesa duket, i pëlqen ende si emër.

Kylie dhe Travis u ndanë pak javë më parë, por sipas disa raportimeve, po planifikojnë të kthehen sërish me njëri-tjetrin. Sipas një burimi, ata kanë folur për një rikthim të mundshëm dhe e dinë që është i pashmangshëm. “Thjesht kanë nevojë të marrin frymë dhe të zgjidhin problemet që kanë. Të dy duan që kjo lidhje të funksionojë, të dy janë ende të dashuruar me njëri-tjetrin.”