Kylie Jenner dhe Travis Scott gjithmonë kanë ditur t'i surprizojnë fansat e tyre në lidhje me gjithçka nga marrëdhënia e tyre, që nga fillimi i kohës.

Që atëherë, sa herë ata postojnë ndonjë foto në Instagram apo shfaqen në publik, ndjekësit e interpretojnë deri në detajet më të vogla. Dyshimi më i madh që ata kanë për momentin është nëse çifti është martuar apo jo dhe në fakt ne kemi një përgjigje për këtë. JO! Madje, Kylie nuk dëshiron të martohet për momentin.

Sipas një burimi, që mesa duket i tregon sekretet e familes për “Us Weekly”, reperi dëshiron që t’i bëjnë gjërat zyrtare, ndërkohë që partnerja e tij nuk është dhe aq dakord.

“Martesa nuk është e rëndësishme për Kylie-n, por është shumë e rëndësishme për Travis”, thotë burimi. Por ndërkohë që ai ja shpreh këtë dëshirë herë pas herë, ajo nuk dëshiron. Megjithatë vazhdojnë të flasin në lidhje me këtë temë.