Sipas mediave amerikane, këngëtarja e njohur Lady Gaga është në pritje të një bebeje dhe babai i fëmijës është aktori Bradley Cooper.

“Të gjithë thonë se Lady Gaga është shtatzënë dhe se po fsheh një bark të rrumbullakosur”, thotë një burim për revistën amerikane “In Touch”.

Dyshja mohon të gjithë zërat se ata janë bashkë, por mediat dhe rrjetet sociale nuk kanë pushuar që pas faktit se të dy i kanë dhënë fund lidhjeve të tyre të gjata, pas përfundimit të Oscar, ku çifti shkëlqeu krah njëri –tjetrit.

Zërat sa shkon dhe shtohen, tesa të dy do të kthehen bashkë në xhirimet e “Guardians of dhe Galaxy”, vëllimi i 3.