Ditën e sotme këngëtari i grupit West Side Family, Landi Hysi, ka festuar ditëlindjen. Që në orët e para të mëngjesit ai ka marrë urime, dhurata dhe lule. 

Një dhuratë speciale për këngëtarin ka qenë ajo e kryeministrit Edi Rama, i cili i ka dhuruar një shishe verë. “Rrofsh e qofsh Edi Rama”, ka shkruar Landi në InstaStory duke e falenderuar.

Vite më parë kryeministri Edi Rama ka bashkëpunuar me grupin West Side Family në dy projekte muzikore ‘Tirona’ dhe ‘Çohu’.