Gazetarja dhe spikerja e ‘Abc News’, Viol Xhafaj, duket se pas 8 vitesh ka vendosur të largohet nga televizioni ku u rrit profesionalisht, për t’iu bashkuar një kanali të ri.

Zërat thonë se ajo ka nënshkruar një kontratë me kompaninë ‘A2’, që do të sjellë ‘CNN’ shqiptar. Gazetarja simpatike duket se është në kërkim të një eksperience të re dhe me siguri gjithçka do të rezultojë një sukses, pasi ajo është një spikere me mjaft përvojë dhe e pëlqyer nga të gjithë.

Së fundmi Xhafaj ka drejtuar një cikël me intervista për aktualitetin në ‘Abc News’. Nuk e dimë cili do të jetë roli i saj në ekranin e ri, por dimë të themi me siguri se ajo do t’i shtojë sharmin e saj televizionit ‘A2’./revistawho.com