Prej kohësh vazhdojnë të ndarë rrugën e muzikore, por fillimet e tyre në grup kanë qenë mjaft të suksesshëm për dy djemtë nga Kosova.

Bëhet fjalë për Ledri Vulën edhe Visar Shalën, të cilët nën emrin e grupit "Skillz”" sollën disa hite që u fiksuan në mendjen e fansave.

Edhe pse prej vitesh të pavarur, një foto e siguruar nga Gazeta Express, ka shtuar dyshimet se djemtë mund të rikthejnë sërish grupin e tyre.

Ledri dhe Visari ose siç njihet ndryshe Skivi, janë fotografuar në një kafene ndërsa thuhet se dyshja ka punuar dhe po përgatit në studio një këngë që do t'i rikthejë bashkë.