Ledri flet për skandalin e Loredanës: S'na prezanton neve si popull

18/06/2019 - 12:22

Në një intervistë për zviceranen "20 minuten", reperi shqiptar Ledri Vula ka folur për herë të parë rreth skandalit të koleges së tij Loredana Zefi.

Ledri ka mbështetur fjalën e reperes, e cila thoshte se skandali nuk do ta pengojë aspak në karrierë.

"Po jam në dijeni me lajmet, normal kanë bërë bujë edhe te ne. Kurrkush nuk gëzohet për gjëra të tilla që ndodhin. Unë mendoj se është një artiste shumë e talentuar, dhe shumë e mirë. Një lajm i tillë nuk na prezanton neve si popull, nëse kjo është pyetja. Në Zyrih më bie të vij më shpesh se në Kosovë. Sa herë më jepet mundësia vij. Po, jam i njohur në vendin tim, kohëve të fundit, muzika nuk njeh kufi dhe ka depërtuar në Europë. Më vjen mirë që dalim në rrugë njerëzit na njohin, edhe nëse nuk janë shqiptar. Lufta na ka bërë që të ikim nga vendi dhe ka shumë shqiptar që jetojnë nëpër botë. Janë njerëz të shoqërueshëm dhe rrinë dhe me njerëz të kulturave tjera. Kjo na ka ndihmuar që të na njohin njerëzit neve", tha artisti Vula.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Era Rusi është nga ato personazhe të njohur që në mediat rozë emri i saj pothuajse asnjëherë nuk përmendet.

Besoj se të gjithë e mbani mend debatin mes gazetarit Mustafa Nano dhe moderatores Ilda Bejleri, për shkak të veshjes së kësaj të fundit.

Festa e madhe e Digitalb vazhdoi më orë të tëra pak ditë më parë në sheshin “Skënderbej”, duke u mbyllur pas mesnate.

Pak ditë më parë në mediat shqiptare qarkulloi lajmi se Inva Mula dhe bashkëshorti i saj, Ethem Ramadani i kishin dhënë fund martesës dis

Këngëtari Kastro Zizo ka dhënë një lajm të trishtë për të gjithë fansat.

Kylie Jenner dhe Travis Scott gjithmonë kanë ditur t'i surprizojnë fansat e tyre në lidhje me gjithçka nga marrëdhënia e tyre, që nga fil

Ish e dashura e Princ Harry, Ellie Goulding pritet që të martohet së shpejti.

Gigi dhe Bella Hadid kanë “kërcënuar” këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

Interpretimi natën e ndarjes së çmimeve Oscar do të ishte vetëm fillimi i thashethemeve për një histori dashurie mes Bradley Cooper dhe L

Klaudia Pepa  ka nxitur dyshime se ka përjetuar kohët e fundit një rikthim të ish bashkëshortit, koreografit të njohur Albi Nako.