Robert De Niro feston sot ditëlindjen e 75-të. ‘Talenti qëndron tek zgjedhjet’, kishte thënë një herë aktori dhe kishte të drejtë.

Duke parë CV e tij, në vitet 70 dhe 90 ai ishte protagonist i një sërë veprash impresionuese, që nga ‘Ishte dikur Amerika’, ‘Padrino II’ ‘Taxi Driver’ dhe ‘Gjuetari’.

Legjenda e gjallë e kinemasë ndërkombëtare, ka interpretuar në më shumë se 100 filma, duke marrë 2 çmime Oscar.
Ikona e transformizmit në shesh xhirime është bërë aktori më i kërkuar i Martin Scorsese dhe ka punuar me regjisorët më të mëdhenj si Francis Ford Coppola, Brian De Palma, Sergio Leone, Bernardo Bertolucci, Barry Levinson, Michael Cimino.

Ai ka qenë 7 herë i nominuar për çmimet Oscar, duke arritur të fitojë vetëm dy herë statujën, në 1975 si Aktori më i Mirë jo protagonist tek “Padrino – Pjesa II” dhe në 1981 si aktori më i mirë protagonist i “Toro scatenato”. Përveç aktivitetit të tij si aktor në 1989 ai ka themeluar një shtëpi produksioni kinematografike, TriBeCa Productions.

Në 2002 ai realizon Tribeca Film Festival në New York, për të ndihmuar lagjen e tij të rimarrë veten pas atentatit të 11 shtatorit.
Në 1993 ai ka debutuar edhe si regjisor me filmin “Bronx” (dhe në 2006 me “The Good Shepherd”).