Ndarja e papritur e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth bëri bujë të madhe në media pasi erdhi vetëm pak muaj pas martesës e pas 10 vitesh dashuri mes tyre.

Burime për “Page Six” së fundmi kanë zbuluar se lajmi i ndarjes nuk ka qenë i papritur vetëm për publikun dhe fansat, por dhe për vetë Liamin. 

Mësohet se Hemsworth nuk ishte gati të bënte publike ndarjen nga Miley, sepse ai në fakt po mundohej shumë që në privatësi të shpëtonte martesën e tyre.

Sipas burimeve, Liam e ka mësuar ndarjen nga bashkëshortja e tij përmes rrjeteve sociale (ashtu si ne) ndërkohë që ndodhej në Australi.

Ai ka mbetur i shokuar kur ka parë se Miley ka deklaruar për fundin e historisë së tyre dhe më pas fotot teksa puthej me një femër tjetër.