Të gjithë mendonin se ai akoma po vuante pas fundit të martesës së papritur me Miley Cyrus, por Liam Hemsworth e ka harruar ish-en e tij dhe ka nisur një lidhje të re. Aktori duket se ka gjetur dashurinë me 22-vjeçaren Maddison Brown, yll i serive televizive ‘Dinasti’.

Lajmin e bën me dije TMZ, që i ka fotografuar të dy nëpër rrugët e New York-ut teksa shëtisnin dorë për dore.

Liam dhe Maddison janë kapur nga paparacët teksa shëtisnin së bashku dhe më pas kanë ngrënë një drekë në një restorant newyorkez. Ajo me një pallto blu të errët, ai me xhinse dhe këmishë, të dy duken shumë të bukur dhe të qeshur.

Hemsworth, i cili prej pak kohësh është ndarë nga bashkëshortja e tij Miley Cyrus, duket se e ka hedhur pas shpine lidhjen me këngëtaren dhe është gati për një lidhje të re dashurie. Do të jetë Maddison gruaja e duhur për të?