Prej disa muajsh në mediat shqiptare po diskutohet për historinë e dashurisë së Çiljeta Xhilagës me portierin Alban Hoxha.

Por disa foto të mbërritura sot në redaksinë e "Express" dëshmojnë se ata janë bashkë, duke hedhur poshtë çdo thashethem që ka qarkulluar deri tani.

Ata duket se po e jetojnë të lumtur dashurinë e tyre pavarësisht fjalëve, dhe sipas disa burimeve po e vazhdojnë bashkëjetesën së bashku me fëmijët. Në fotografitë e siguruara nga "Express" vërehet qartë Çiljeta si pasagjere dhe Albani në timon. Ata kanë gati dy vite të lidhur dhe konfirmimin e kanë bërë edhe vetë, mjaft të kujtojmë ditëlindjen e Çiljetës ku ishte prezente e gjithë familja e Albanit.