Aktorja që luajti rolin e Melania Trump si një striptiste në videon e reperit T.I është shpehur se ka marrë një numër kërcënimesh me vdekje.

Melanie Marden tha për ''TMZ'' se jeta e saj është kërcënuar rregullisht. Aktorja u shpreh se nuk e kupton dot sesi njerëzit merren me një grua që po përpiqet të fitojë të ardhura duke jetuar.

Ndërsa shprehet se duhet të merren me çështje më të rëndësishme dhe të përqëndrohen në probleme reale, si gjetja e një kurimi për kancerin. Marden tha se nuk ishte penduar për videon, e cila nuk duhet të ishte marrë kaq seriozisht.