Lori Hoxha dhe Luana Vjollca komentojnë në profilin e “Instagram”-it të Kim Kardashian, pak pasi ajo postoi në llogarinë e saj një foto me tre trëndafila të kuq flakë.

Sa të kopjon dhe kjo!”- i thotë Luana Lorit përmes një komenti në foton e Kim. Kjo, pasi 2 orë para Kim-it, ishte Lori ajo që postoi në llogarinë  e saj një foto me buqeta lulesh gjigande, si dhuratë në prag ditëlindjeje.

Por ajo ç’ka ra në sy mes komenteve të shumta ishte komenti i moderatores, Luana Vjollca, e cila i tregon Lori Hoxhës, se Kim është një kopjace që bën gjithçka bëjnë ato.

Ndërsa Lori ia ka kthyer me të qeshura.