Luana Vjollca ka lënë motrat e saj në alpet e Austrisë dhe ka ikur në një vend më ekzotik për pushime

Është fjala për ishujt Maldive ku prezantuesja dhe këngëtarja ka postuar fotografi nga Maldive, ku mësohet se bashkë me të është edhe i dashuri i saj, Krenar Çoçaj.

Luana fillimisht ishte në alpet e Austrisë bashkë me motrën e saj Marinën dhe me Getin, derisa ky pushim i këngëtares erdhi pas publikimit të këngës së saj më të re “Boll u bo tuj vujt”.