Luana Vjollca është kthyer shpejt në një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalë së sjelluri hite.

Pas projektit me grupin TNT, bashkëpunimi i radhës nuk do të vonojë shumë. Sipas "Prive.al", këtë herë Luana do të bashkohet me Shpat Kasapin, madje dhe videoklipi është xhiruar, marrë shkasë nga pozat provokuese që moderatorja dhe këngëtarja ka publikuar në "Instagram".

Rreth këngës së re nuk ka asnjë detaj tjetër. Luana duket se i është dedikuar plotësisht projekteve të reja muzikore, por me siguri së shpejti do ta shohim në ekran edhe në rolin e moderatores.