Portalet “Tirana Post” dhe ”Express” së fundmi janë bërë pjesë e një përplasjeje përsa i përket një shkrimi referuar moderatorit Ledion Liço dhe djalit të tij.

Ledion Liço ka paditur gazetaren e njohur Mira Kazhani, për një shkrim të botuar në portalin që ajo drejton prej disa muajsh, “Tirana Post”.

Lico, moderator i njohur ne Top Channel, njëherësh bashkëshort i Sara Hoxhës, vajzës së bashkëpronares së Top Channel Vjollca Hoxha, kërkon vetëm ndjesë publike nga Kazhani dhe jo dëmshpërblim në vlerë por tashmë lufta nuk është vetëm mes tij e gazetares por edhe portalit “Express”.

Sipas portalit “Express”, Mira Kazhani, për “t’i shpëtuar” padisë, lajmin që vinte theksin tek kritikat ndaj Ledionit si prind, dhe se si një foshnje e vogël nuk duhet kurrsesi të shikojë pamjet që i ofronte muzeu i gjetheve në Tiranë, ku më së shumti ekspozohen pajisje apo dhe fakte rreth komunizmit të egër , ia ka “faturuar” gazetës Express. Kazhani pas padisë e ka modifikuar lajmin duke shkruar se këtë lajm të publikuar në TiranaPost, në fakt e shkruante gazeta Express por kjo e fundit pretendon se lajmi i saj nuk ka asnjë lidhje me lajmin e publikuar në TiranaPost.

“Gjithsesi ky abuzim nuk e shpëton aspak Kazhanin dhe portalin që drejton që ta konsiderojë të fituar ‘betejën’ me Ledion Liçon pasi ai ka kërkuar ndjesë publike pikërisht për shkrimin në versionin e parë të botuar në “Tirana Post” dhe jo atë të dytë që ky portal mesa duket e ka zgjedhur që ta zëvendësojë duke shfrytëzuar emrin e Gazetës Express dhe duke abuzuar me përmbajtjen në emër të portalit Express.

Express kontaktoi edhe me moderatorin e njohur Ledion Lico i cili konfirmoi padine por nuk dha me shume detaje per shkak se ja ka lene gjithçka avokatit te tij”, shkruan Express në kundërpërgjigje të Mira Kazhanit.

Na mbetet vetëm të presim për të parë se si do të zhvillohet kjo përplasje.