Intervista me kryeministrin Rama dhe ajo me ish-kryeministrin Berisha, për moderatorin Ermal Mamaqi janë dy nga më të realizuarat në “Xing me Ermalin” dhe se do kishte dëshirë t’i kishte sërish në emision.

I pyetur nga televizioni T7 nëse ka një ftesë për kryetarin aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Mamaqi është shprehur se e ka ftuar disa herë, por ai e ka refuzuar pa i dhënë arsye. 

Gjithashtu ka patur raste për anulim në çastin e fundit kur do të realizohej intervista dhe në këtë rast Ermali nuk nguron të japë emra. 

Sipas tij, balerina Klaudia Pepa dhe sopranoja Inva Mula kanë qenë dy personazhet që pasi kanë pranuar ftesën për të qenë në emision kanë ndërruar mendje.